Piktori abstrakt në Vlorë çel ekspozitën e 3-të me punime

12 Dhjetor 2022 | 16:13

Studimet e larta i mbaroi për teknologji kimike, por Roland Dano kishte pasion pikturën. Që në fëmijëri kultivoi dëshirën për të pikturuar. Në vitet 90’ lindën pikturat e tij abstrakte, ndërsa kjo është ekspozita e tij e 3-të.

“Mbaj mend vitin 90 që erdhi pak si diçka e brendshme, si një protestë ndaj diktatit, ndaj simetrisë së këtyre qyteteve tona si kazerma, erdhi në fillim pak profesionale pastaj me kohën u profesionalizua, ka qenë revoltë. Sot në evolucionin tim, një mënyrë për të kuptuar realitetin, me ngjyra edhe me më pak ngjyra, me më tepër lëvizje, pak labirint e quaj unë pikturën time, një rrugë për të dalë. Unë jetoj me këtë , nga ana financiare jo, por jetoj mirë që shprehem.”- tha Roland Dano, piktor abstrakt.

Kuratori i kësaj ekspozite, Roland Runaj tregon se autori e shkatërron figurën duke hedhur energjinë dhe emocionet e tij në telajo.

“Janë rreth 40 punime të teknikave të ndryshme dhe formate të përhapura në distanncw kohore në vite të ndryshme, rreth 10 vjet distancë kohore si punë nga puna e parë deri te puna e fundit e përgatitur për ekspozitën. Autori vjen nga një eksperiencë e dizajnit, e ka lëvruar artin e pikturës, kryesisht pikturën moderne prej shumë kohësh, pra i ka qëndruar gjithmonë besnik kësaj lëvizjeje artistike, kjo tregon dhe karakter dhe është për tu admiruar”-theksoi ai.

Dano thekson se për pikturat e tij nuk ka vendosur një çmim, pasi e ka të vështirë të ndahet prej punimeve te tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026