Hyri në Shqipëri me një arsenal armësh në makinë, lihet në burg pa afat 53- vjeçari

12 Dhjetor 2022 | 15:31

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot “arrest në burg pa afat” si masë shtrënguese për Selman Lajçin, 53- vjeçarin që hyri në Shqipëri me një arsenal armësh në makinë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Lajçi nga Kosova theksoi edhe njëherë para togave të zeza se armët i kishte për përdorim personal dhe se për to posedonte leje.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, në përfundim të gjykimit gjyqtarja Nurjeta Tafa vendosi ta lërë në burg.

Lajçi u arrestua të enjten e kaluar pasi në automjetin e tij tip “Land Rover” me targa zviceriane, u gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai hyri në Shqipëri nëpërmjet kalimit kufitar të portit të Durrësit me një traget të linjës Ankona-Durrës dhe kishte destinacion Kosovën.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026