Emigrant për punë në Katar, Zaimi: S’ka keqtrajtime, nuk rikthehem në Shqipëri

12 Dhjetor 2022 | 15:01

Fabian Zaimi punon si inxhiner në Katar. Ai tregon se paguhet mjaft mirë, për pozicionin e punës dhe kushtet janë tepër të favorshme.

“Pagesat sipas eksperiencës që kanë. Punëtorët që vijnë në fillim marrin 1300-1400 euro. Rrogat variojnë deri më 2100 euro. Nuk punojmë as në orare të zgjatura, punojmë rreth 8 orë, kemi pushimin e drekës, ndihem i respektuar”, thotë ai.

Ai hedh poshtë lajmet se punëtorët atje, keqtrajtohen.

“Në media thuhet që në Katar ka një skallavërim të punëtorëve, një keqtrajtim të tyre. Por ne që jetojmë dhe punojnë e shohim që nuk është e vërtetë. Ne punojmë me rregulla pune, kemi siguracionet, është çështje kompanie. Punëtorët nuk jetojnë nëpër kampe, janë shtëpia të marra me qira, në çdo shtëpi jetonjë rreth 4-5 persona”, u shpreh ai.

Fabiani ka krijuar familjen e tij, në Katar. Për të Shqipëria mbetet një vend i bukur, por nuk është në planet e tij, rikthimi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026