‘Legjislacion kundër korrupsionit’, euro-deputetët reagojnë pas skandalit të Katarit
Euro-deputetë të ndryshëm kanë bërë thirrje që t’i shkohet deri në fund aferës së korrupsionit, pasi një dukuri e tillë dëmton institucionet evropiane dhe dobëson Evropën.
“Është shumë e dëmshme për BE-në nëse anëtarët e Parlamentit Evropian apo politikanë të tjerë blihen për të votuar në mënyra të caktuara. Është një fatkeqësi që e bën Evropën më të dobët, ndaj është në interesin e gjithkujt që t’i shkojmë në fund kësaj çështjeje dhe të miratojmë ligje për t’u siguruar që diçka e tillë të mos përsëritet. Ajo që ndodhi ishte shumë e gabuar dhe duhet të punojmë për ta riparuar”, tha Niels Fuglsang, euro-deputet danez, Social-Demokratët.
Edhe ekspertët thonë se BE si i tërë duhet të elaborojë legjislacionin anti-korrupsion pasi aktualisht ai mungon dhe procedimet hetimore po bëhen sipas ligjit belg.
“Besoj se do të ishte shumë e rëndësishme që BE të mendojë seriozisht për këto çështje dhe të përgatitet për situata të tilla në të ardhmen, duke propozuar legjislacionin e tij për të menaxhuar raste të tilla dhe për të bërë të mundur bashkëpunimin mes autoriteteve të vendeve anëtare më të lehtë dhe më të garantuar”, shprehet Tamas Lattman, ekspert ligjor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore