Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë Roberto Malocaj, në banesën e të cilit u gjetën 1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës