Konjufca: S’do lejojmë që Vuçiçi të komandojë në Kosovë përmes bandave kriminale

12 Dhjetor 2022 | 16:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se nuk do të lejohet që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të komandojë në Kosovë pëmes bandave kriminale.

Deklaratën, Konjufca e dha pas takimit në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Sipas tij, vendosja e barrikadave në veri nga ana e serbëve, është e paligjshme.

“Serbia, në anën tjetër, u përgjigj me mbështetjen e eksponentëve, të cilët janë në krye të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, e të cilët ndërmarrin veprime të dhunshme dhe të armatosura kundër Policisë së Kosovës dhe i mbyllin rrugët e karakterit ndërkombëtar përmes vendosjes së barrikadave të paligjshme. Nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës, Vuçiçi të komandojë përmes këtyre bandave”, theksoi ai.

Edhe të hënën ka vazhduar bllokimi i rrugëve në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën me Serbinë.

Serbët lokalë në pjesën veriore nuk po tërhiqen, ndërsa vazhdojne t’i mbajnë automjetet e rënda me të cilat kanë krijuar barrikada në këto rrugë. Situata afër barrikadave po monitorohet nga KFOR-i.

Në Rudarë, përveç forcave polake të KFOR-it që po qëndron vazhdimisht, aty u panë edhe pjesëtarë amerikan e gjerman te NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026