Njerëz të maskuar në pikat kufitare, ende e bllokuar lëvizja në Jarinjë e Bërnjak

12 Dhjetor 2022 | 15:53

Edhe të hënën ka vazhduar bllokimi i rrugëve në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën me Serbinë.

Serbët lokalë në pjesën veriore nuk po tërhiqen, ndërsa vazhdojne t’i mbajnë automjetet e rënda me të cilat kanë krijuar barrikada në këto rrugë. Situata afër barrikadave po monitorohet nga KFOR-i.

Në Rudarë, përveç forcave polake të KFOR-it që po qëndron vazhdimisht, aty u panë edhe pjesëtarë amerikan e gjerman te NATO-s.

Në kohën kur aty erdhën amerikanët mbrapa barrikadave u panë persona të maskuar.

Pjesëtarët gjerman të KFOR-it kaluan barrikadën e më pas përmes një rruge alternative janë parë duke hyrë në një lagje të banuar me serbë.

Pas disa minutash janë kthyer sërish, por nuk kanë pranuar të japin ndonjë koment.

“Ai tha se bllokimin e rrugëve nuk do ta lejojnë, por që me kërkesë të KFOR-it janë pajtuar që të presin pak kohë, pasi forcat e NATO-s kanë marrë përsipër zgjidhjen e këtij problemi dhe largimin e barrikadave. Prandaj, Kurti i beri thirrje KFOR-it që të veprohet sa më shpejt pasi sipas tij, Kosova ashtu si gorcat e NATO-s e të EULEX-it është për paqe e qetësi dhe jo për dhunë e luftë”, raportoi gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci.

Ndërkohë, situatë e njëjtë është edhe në pjesën tjetër ku është bllokuar rruga për në Bërnjak.

Lista Serbe ka bërë të ditur se ka krijuar shtabin e krizave si pasojë e situatës së krijuar dhe ka vendosur që t’i mbyllë kopshtet dhe shkollat.

Megjithatë, gjatë ditës së hënë nuk është shënuar ndonjë shpërthim apo krisma armësh, për dallim nga ditët e kaluara ku nuk kanë munguar asnjëra.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026