18 mijë gjoba për celularët, Ahmeti: Ashpërsimi i Kodit Rrugor ka ndërgjegjësuar shoferët
Ashpërsimi i Kodit Rrugor dhe shumëfishimi gjobës për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës ka ndërgjegjësuar shoferët. Është ky konstatimi i shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Erjon Ahmeti, i cili për Euronews Albania tha se pavarësisht çdo ditë në kryeqytet ka dhjetëra të ndëshkuar, synimi i Policisë Rrugore është evidentimi i shkeljeve për të parandaluar aksidentet dhe jo për të gjobitur shoferët.
“Me ndryshimet e Kodit Rrugor ka ndërgjegjësim të drejtuesve në lidhje me përdorimin e celularit dhe me ecjen me shpejtësi si dhe të gjitha ato që përmenda lidhur me normat e sjelljes, që sjellin direkt parandalimin e aksidenteve rrugore. Nuk është në vetvete masa administrative për të evidentuar është mesazhet që jepen dhe atë se çfarë kërkon punonjësi i policisë në lidhje me kujdesin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Dhe ata drejtues mjetesh që konstatohen në përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mesazhi i tyre është i qartë edhe kur shërbimet e policisë konstatojnë një kundërvajtje dhe paralelisht bëhet ndëshkimi”, shprehet z. Ahmeti.
Në vitin 2021 në të gjithë vendin, Policia Rrugore ka ndërmarrë 17.834 gjoba për përdorimin e celularit në timon. Kjo shkelje ka rezultuar një nga faktorët kryesorë në një pjesë të konsiderueshme të aksidenteve rrugore të regjistruara ku janë shënuar dhe viktima. Me ndryshimet e aplikuara në kod, vetëm pak javë më parë, përdorimi i celularit në timon ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta