Arrihet marrëveshja për kushtet e punës në BE, punonjësit kontestojnë kriteret

13 Qershor 2023 | 15:31

Pas muajsh të tërë ngërç, një hap i rëndësishëm është marrë për të përmirësuar kushtet e punës të punëtorëve në Bashkimin Evropian. Ministrat e Çështjeve Sociale kanë arritur një marrëveshje që u garanton një seri të drejtash shoferëve dhe shpërndarësve të porosive.

Marrëveshja cakton se punonjësit e kësaj kategorie duhet të përmbushin 3 nga 7 kritere për t’u quajtur “punonjës”. Ato përfshijnë caktimin e një shume të caktuar për një udhëtim, refuzimin e punëve të tjera dhe paraqitja në kohën e duhur. Nëse konsiderohen punonjës, ata do të gëzojnë të drejta si pushimet e paguara apo mungesën për shkaqe shëndetësore.

“Nëse lëndohem në një aksident, ata nuk bëjnë asgjë”, deklaroi njw shofer.

Marrëveshja redukton fuqinë e algoritmeve që shpërndajnë detyrat dhe preferencat në fasha të caktuara kohore.

Por 5 vende, përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, vlerësojnë se akordi nuk është mjaftueshëm ambicioz dhe shpresojnë që hapi i ardhshëm, ai i negociatave në Parlamentin Evropian, ta çojë atë përpara. Sindikatat kanë të njëjtin këndvështrim.

Ndwrkohw Ludovic Voet, kryetar sindikate, Gjermani deklaroi: “Nuk është shumë ambicioz pasi aktualisht po diskutohet për vendosjen e pengesave me tre kriteret, në një kohë kur mund të ishin dy. Po diskutohet gjithashtu mundësia për derogime kombëtare. Pra, nuk merr parasysh parimin e parë të propozimit objektiv të KE-së, që u garanton punonjësve të drejtat që meritojnë”.

Ndaj, beteja dhe lobimi intensiv i kompanive si “Uber” do të vazhdojë pasi ato mendojnë se marrëveshja nuk u jep mjaftueshëm garanci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026