“Donin të më helmonin”, lihet në burg 36-vjeçari që sulmoi 2 persona me hanxhar
Jonis Mazllem, i cili vetëm tre ditë më parë ka plagosur me hanxhar dy persona në afërsi të pazarit të vjetër të Korçës, është lënë në burg nga gjykata e Korçës deri në përfundim të hetimeve.
Avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës shtrimin e tij ne spitalin psikiatrik të Elbasanit, pasi klienti i mbrojtur prej tij ka probleme të shëndetit mendor, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.
36-vjeçari Jonis Mallzem është shprehur në seancën e masës së sigurisë së të plagosurit prej tij e kanë përndjekur për ta helmuar për shkak të një pasurie të madhe që ka të trashëguar nga gjyshi i tij. Gjithmonë sipas të dyshuarit për plagosje të rëndë me dashje, ai ka treguar se prej 10 ditësh nuk konsumonte ushqim nga frika e helmimit.
Të njëjtën gjë ka paraqitur për gjyqtarin e çështjes edhe avokati i 36-vjeçarit, çka tregon sipas tij se klienti i tij ka probleme të thella të shëndetit mendor.
Vetëm dy ditë më parë zyrtarisht nga ana e qendrës së shëndetit mendor në Korçë është bërë me dije se Jonis Mazllem nuk është i kartelizuar si person me probleme të shëndetit mendor pranë kësaj qendre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta