Ukraina bisedon me Kinën për mundësitë për paqe
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka diskutuar me homologun e tij kinez për mundësitë e paqes në luftën gati dyvjeçare mes Kievit dhe Rusisë.
Ky diskutim është pjesë e një përpjekjeje të Ukrainës për të forcuar raportet me Pekinin.
“U takova me homologun kinez, Wang Yi, për të diskutuar për raportet dypalëshe, tregtinë dhe nevojën për të rivendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, shkroi Kuleba në X, që më herët njihej si Twitter. Biseda u zhvillua gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.
Kuleba tha se diskutoi për planet e Ukrainës që të mbajë një samit botëror për paqe, samit për të cilin Zvicra është pajtuar që ta ndihmojë të organizohet. Ai tha se me homologun kinez “u patuam për nevojën e mbajtjes së kontakteve Ukrainë-Kinë në të gjitha nivelet dhe vazhdimin e dialogut tonë”.
Ministria e Jashtme kineze nuk ka publikuar detaje të bisedës Wang-Kuleba. Por, gjatë një adresimi në Munih, Wang tha se Kina ka këmbëngulur në promovimin e bisedimeve të paqes dhe që luan rol pozitiv në rivendosjen e paqes, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria kineze të dielën.
Ukraina ka kërkuar që të forcojë raportet me Pekinin dhe të marrë mbështetjen e Kinës për planin 10-pikësh të Ukrainës për paqe që përqendrohet në tërheqjen e trupave ruse nga territoret e pushtuara, rivendosjen e kufijve të vitit 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe të krijohet një kornizë që do të mbante përgjegjëse Moskën për veprimet e saj.
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh