Zbardhet emrat e kandidatëve të PS-së për bashkinë Dibër, në garë dy gra

kandidatët të PS-së për bashkinë Dibër
25 Mars 2023 | 21:18

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, drejtuesja Politike e Qarkut Dibër, Belinda Balluku, zbuloi emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste për këtë qark.

Ajo që bie në sy është se në Bashkitë Klos dhe Bulqizë kandidate do të jenë dy gra, respektivisht Valbona Kola dhe Festime Mjeshtri.

Në Dibër do të kandidojë kryebashkiaku aktual Rrahim Spahiu, ndërsa në Mat Agron Malaj.

“Kemi vendosur që Dibra të ketë të njëjtën kandidat ashtu sikuse kishte në zgjedhjet e kaluar, zotin Rrahim Spahiu. Do të jetë një listë fituese. Në bashkinë e Matit rikonfirmojmë Agron Malaj, i cili gëzon një mbështetje shumë të madhe. Lista që kemi zgjedhur për këshilltarë është një listë me emra të spikatur që do të ndikojnë në ecurinë e kësaj bashkie. Për sa i përket bashkisë Klosit dua të falenderoj Ilmi Hoxhën, kryetarin aktual i cili do t’ia lërë vendin Valbona Kolës. Për sa i përket Bulqizës kandidojmë kryetaren e PS-së, një grua e nderuar Festime Mjeshtri”, tha Balluku.

QARKU DIBËR

Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu

Bashkia Bulqizë: Festime Mjeshtri

Bashkia Klos – Valbona Kola

Bashkia Mat – Agron Malaj

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026