2.300 të arrestuar në SHBA nga protestat pro-palestineze
Në Shtetet e Bashkuara, pas dy javë protestash dhe përleshjesh që çuan në rreth 2 mijë e 300 arrestime, universitetet po mjekojnë plagët dhe po përgatiten që nën masa të rrepta sigurie të mbajnë në ditët e ardhshme ceremonitë e diplomimit.
Ndërkohë, në tendat e palestinezëve të zhvendosur të mbledhur në Rafah, në jug të Gazës, janë shfaqur mesazhe falënderimi për mobilizimin global. “Faleminderit studentëve të Universitetit të Kolumbias”, “Faleminderit studentëve universitarë amerikanë”, janë disa mes mesazheve.
Përveç ndonjë incidenti sporadik, në kampuset amerikane duket se është rikthyer qetësia. Por nuk është kështu në Paris, ku në sintoni me linjën e “vendosmërisë totale” të ritheksuar nga qeveria e Emmanuel Macron, policia franceze ka evakuuar sërish universitetin e shkencave politike, i njohur si “Sciences Po”, ku për një tubim të paralajmëruar paqësor u mblodhën disa dhjetëra të rinj pro-palestinezë, të cilët ishin të pakënaqur nga negociatat mbi partneritetin e institutit prestigjioz me institutet izraelite.
Gjithashtu, forcat e policisë zbrazën edhe selinë e “Sciences Po” në Lion. Ndërkohë, përtej La Manshit, protesta e nisur në Londër infektoi universitetet e Bristolit, Njukestëllit dhe Uarvikut.
Protestat morën përmasa më të gjera, me tenda që u ngritën edhe në Australi, në qytetet Adelaide, Kanberra, Melbërn dhe Sidnej, si dhe në Tokio dhe vende të tjera të largëta.
LEZONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje