2.8 mln € i merr ‘stuhia’, shkatërrohet shëtitorja ‘taulantia’ në durrës

24 Nëntor 2022 | 16:00

Kjo është panorama që ka lënë pas stuhia në Durrës. Reshjet e shiut shoqëruar me erë të fortë kanë shkaktuar jo pak probleme, të cilat përsëriten sa herë në qytet regjistrohet mot i keq.

Më e prekura është shëtitorja “Taulantia”. Ajo “u zgjua” 2 ditët e fundit me grumbuj leshterikësh, pllaka e dërrasa të shkulura dhe pellgje uji e balte.

Një problem i vjetër, në një projekt të ri, që kushtoi 2.8 milionë euro.

“Shuma është vërtetë qesharake, në krahasim me investimin që është bërë dhe me atë që kërkohet. Mbase pllakat e kohës së fundit nuk do të ishin të nevojshme, më tepër sesa përkujdesja e duhur profesionale. Ajo çfarë mungon është pikërisht dija teknike”, u shpreh urbanisti Artan Kaçani.

Për urbanistin Artan Kacani, ky projekt mund të ishte bërë më mirë, madje dhe me më pak para.

“Po flasim për disnivele, për zona të lugëta dhe një ballinë që nuk zbutet me dallgët, por i bën rezistencë.  Kjo jep këtë rezultat të akumulimit të poseidonias.  Ajo që duhej të ishte bërë, janë vaska të ndryshme të vogla, që mund të shoqëronin kthimin pas të leshterikut dhe sasisë së ujit. Ky lloj dizajni mungon”, tha ai më tej.

Kjo shëtitore është një hapësirë publike që pak kohë më parë iu nënshtrua rikonstruksionit.

Ajo, bashkë me “Velierën” janë dy prej investimeve më të shtrenjta në Durrës, me vlerë rreth 9 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026