“Darka ku u shit Porti i Durrësit”, Saliajni: Ramën e mbyti helmi vet

24 Nëntor 2022 | 16:08

Deputeti Ervin Salianji e cilëson projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit si një aferë korruptive.

Në fjalën e tij nga Kuvendi ai hodhi akuza kundër qeverisë se e ka shitur Portin e Durrësit gjatë darkës te Nusreti, në Dubai.

Sipas Salianjit Rama u djersit teksa po fliste për Portin e Durrësit, duke thënë se e mbyti helm i vet.

‘U bë ujë nga helmi e mbyti helmi vet. I erdhi dita ishte me hare me gëzim me këndime me recitime. E kishte zellin si një gomaricë që po shikonte para një gjë të madh. I eksituar për shkak të asaj që shihte zgurdullonin sytë dhe në asnjë moment nuk u mor më argumentin. Po i ofron portin kompanive ofshore. Zanafilla ishte darka te Nusreti, e nisur shumë kohë më parë. aty është shitur Porti i Durrësit.

Nëse është një investitor serioz. Pse nuk bëhet ky investim në çdo pjesë tjetër të territorit. Një nga financimet do të jetë nga të ardhurat e grumbulluar nga shitja e apartamenteve, kjo është kompania serioze që ju na e shisni si seriozë. E kanë marrë nga shteti dhe po u japin bizneseve të tjerë ndërtuese në Shqipëri. Ka kaluar kontrata mes oligarkëve shqiptare që fshihen pas Alabbarit dhe Ramës. Ju po falni 1 mln euro pronë.  Po i humbni Shqipërisë 28 mln euro sot. E patë sesi BE tha se po tërhiqet për të investuar tek kalatat.’- u shpreh Saliajni.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026