Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

3 Qershor 2026 | 18:00

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvend. Sipas tyre, çdo ndërhyrje në kufijtë aktualë administrativë do të rrezikonte funksionimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, theksoi se territori aktual i bashkisë së saj mundëson mbulim efikas të shërbimeve, pavarësisht distancave të mëdha në terren.

“Bashkia Klos ka një territor prej 357 kilometra katrorë. Është e vendosur në qendër si bashki dhe e barazlarguar me të gjithë fshatrat. Fshati më i largët është 40 km larg nga qendra e Bashkisë. Unë jam dakord që të mos ketë ndryshim të statusit juridik apo të territorit të kësaj bashkie, sepse relativisht është e mbuluar me shërbime me këtë territor që është”, u shpreh Kola.

Edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, deklaroi se struktura aktuale administrative garanton mbulim të plotë të territorit me shërbime publike. Megjithatë, ai shtoi se numri i njësive administrative duhet rishikuar.

“Përsa u përket njësive administrative, është e vërtetë që Dibra ka 15 njësi administrative… dhe besoj që në Dibër sot është koha që nuk duhet të jenë 15 njësi administrative”, tha Spahiu.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, paralajmëroi se zgjerimi i bashkive do të sillte vështirësi në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke kërkuar ruajtjen e statusit aktual të Bulqizës.

“Nëse Bulqiza do të bëhej bashki më e madhe, atëherë do të ekzistonte rreziku që shërbimi ndaj qytetarit të ishte më i vështirë. Prandaj Bashkia Bulqizë duhet të qëndrojë më vete”, deklaroi Mjeshtri.

Edhe kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, u shpreh se modeli aktual i administrimit territorial ka rezultuar funksional dhe i zbatueshëm në terren.

“Bashkia Mat ka eksperiencën që ka krijuar për të ofruar shërbimin për territorin aktual që ka, në çdo cep të Bashkisë Mat”, u shpreh Bojni.

Debati për reformën territoriale pritet të vijojë në Kuvend, ndërsa qëndrimet e bashkive të Dibrës shtojnë zërat kundër ndryshimeve të mundshme në hartën administrative të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026

Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Në qendër...
10:24 | 01/07/2026

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet...
22:25 | 30/06/2026