Belinda Balluku: Unë i kërkova BE të anulohej granti prej 28 mln eurosh

24 Nëntor 2022 | 15:32

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, nga foltorja u shpreh se i ka kërkuar me shkresë BE që të anulohej kredia prej 28 milionë euro në vitin 2019.

Balluku në fjalën e saj tha se nuk mund të merrej borxh një shumë e tillë për të futur në Portin e Durrësit më shumë çemento dhe grurë.

Më tej ajo theksoi se projekti i Portit të Durrësit do kushtojë 390 milionë euro.

“Pranoj çdo lloj pyetje nga ana juaj por ju lutem mos mohoni faktin se këtu po ndërtohet një port modern. Thatë se porti do kushtoj 2 mld euro. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës. Porti do të ndërtohet dhe me buxhetin e shtetit. Porti kushton 390 milionë euro, dhe do të bëhet.

Porti duhet të shpërngulet në një zonë industriale. Pse nuk u mor kredia e BE. Kredinë e BE e kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj, me përgjegjësi të plotë në vitin 2019, ku nuk flitej fare për projektin e Muhamet Alabarin, as se dinim  që Porti i Durrësit do të kishte interes nga të investitorët e huaj. E kam kërkuar unë në 2019 që kjo kredi të anulohej, pasi 28 milionë euro kërkoheshin të merreshin kredi nga BE, për të futur në portin e Durrësit më shumë çemento e më shumë grurë”- tha ajo.

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me projektin për Portin e ri turistik të Durrësit.

Përmes një reagimi, pyetur nga Euronews Albania, BE-ja ka deklaruar se si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, ka anuluar grantin prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026