2 orë çdo ditë Lin-Tiranë, 78-vjeçari i dashuruar me violinën që luan në Pedonale
Guri Bulollari është 78-vjeç, nga fshati Lin i Pogradecit. Atë e gjejmë te Pedonalja te Kalaja e Tiranës duke luajtur violinë pasi të ardhurat që merr nga pensioni 220 mijë lekë të vjetra nuk i mjaftojnë për të mbyllur ditën.
Guri tregon se për të ardhur nga Lini në Tiranë i duhen rreth dy orë udhëtim me furgona. Ka zgjedhur pikërisht kryeqytetin, pasi aty ka më shumë njerëz, më shumë mundësi që muzika e tij të dëgjohet e të vlerësohet. E ka nisur këtë nga fshati Lin dhe sot e ka kthyer ne pune.
“Këtu vijë për t’u zbavitur veten, të mos mërzitem dhe të kënaq publikun, dhe e dyta vjen pastaj dhe paraja. Pensioni nuk del, e kam 220 mije lekë. Më mbetet një 100 mijë lekë. Violinën e kam blerë 300 mijë lekë, kam dëshirë të marrë një më të mirë po më erdhi buxheti në dorë. Me duhen 2 orë nga Lini në Tiranë me furgon, 6 mijë lekë të vjetra paguaj. Nuk është e lodhshme rruga, unë zbavitem, udhëtimet i kam qejf. Kam zgjedhur Tiranën sepse është metropoli, janë njerëzit me kulturë, më të dashur”, tregon
78-vjeçari tregon se është divorcuar nga gruaja dhe se dëshira e tij është të gjejë sërish dashurinë, por sërish ndihet i frikësuar nga mundësitë e reja.
“Femrat më respektojnë më shumë, qeshin, zbaviten edhe dalin fotografi. Jam divorcuar nga gruaja, edhe ish-bashkëshortja më tha që ka qejf të martohem, por unë kam frikë mos pësoj dramë, më merr shtëpinë, dua të gjejë dikë të sinqertë si vetja”, thotë ai.
Guri tregon se sa bujarë janë njerëzit dhe rrëfen se cila ka qenë shuma më e lartë që i është dhënë ndonjëherë për muzikën e tij.
“3 herë nga 50 euro më ka dhënë, Tirana dhe Vlora më kanë dhënë lekë. Edhe turistët lënë lekë. Lodhem pak, por më më shumë ndiej kënaqësi. Paradite më pak, pasdite më shumë fitoj”, shprehet i moshuari.
I pyetur nëse ka pasur ndonjëherë njerëz që mund të jenë bezdisur nga muzika e tij, Guri përgjigjet.
“Më kanë thënë që vetëm në një vrimë i bie fyellit, këta që thonë kështu janë pa intelekt, pa kulturë, nuk më mërzisin komentet e tyre”.
Ambiciet e Gurit janë të larta: ai do të donte të interpretonte veprat e Nikol Paganini dhe Mozart, të kishte një violinë më të mirë dhe të gjejë sërish dashurinë e jetës për vitet që i kanë mbetur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta