2 vëllezërit Beqiraj po planifikonin vrasjen e ‘Rrumit të Shijakut’ (DETAJET)
Këtë të martë, autoritetet kanë goditur një grup kriminal në Durrës, ku janë arrestuar 15 persona si të dyshuar për vrasje dhe trafik armësh.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos i njohur edhe ndryshe si ‘Rrumi’.
Ndërkohë mësohet se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin edhe vrasjen e Geron Hasanbelliut.
Ky atentat nuk u krye nga dy vëllezërit, pasi nuk ranë dakord për shumën e parave të ofruara.
Më pas ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, e mori përsipër një tjetër grup, të cilët vranë gabimisht në zonën e “Don Boskos”, kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë.
Dy ditë më parë, vëllezërit Beqiraj u morën peng në autostradën Durrës-Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta