2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës
Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi 31 hamburgera te McDonald’s.
Të hënën, Kelsey Golden, e cila është punonjëse marketingu në një shkollë, po merrej me librin vjetor të institucionit në kompjuterin e saj në shtëpi. Ajo ishte duke u marrë me disa foto kur 2-vjeçari Barrett filloi të përdorte telefonin e saj, tha ajo për CNN.
Golden shpjegoi se djalit të saj i pëlqen të përdorë aplikacionin e kamerës.
“Atij pëlqen të shikojë reflektimin e tij, më shumë sesa të luajë lojëra apo të merret me ndonjë aktivitet tjetër në celular,” – tregoi ajo.
Por këtë herë, Barrett vendosi të porosisë 31 hamburgera në vend se të shohë reflektimin e tij në kamera.
Golden mendoi fillimisht se korrieri ishte në shtëpinë e gabuar.
“Pastaj më kuptova se Barrett po luante me telefonin tim”, tha ajo. “Mendova, oh Zot, ai me të vërtetë e bëri këtë.”
Porosia aksidentale ishte edhe më e pavend, sepse “askush në familjen tonë nuk i pëlqen hamburgerat”, tha mamaja e 2-vjeçarit.
Kështu që ajo postoi në faqen e saj në Facebook lajmin dhe ofroi ushqimin falas.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)