Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

18 Korrik 2026 | 20:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti shtëpiak. Vizita familjare e 62-vjeçares nga Bilishti me iniciale V.K., i cili kishte shkuar për të parë motrën e tij në Korçë, është kthyer në një tragjedi për familjen.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 62-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në tualetin e banesës së motrës dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Ka qenë vetë motra e tij ajo që ka njoftuar menjëherë ambulancën, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Pavarësisht ndihmës mjekësore dhe transportimit të shpejtë, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të pësuara nga rrëzimi dhe ka ndërruar jetë.

Pas njoftimit për ngjarjen, në banesë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal. Ndërkohë, trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, për Review me Greta Topjanën ishte deputetja...
21:31 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit

Si çdo ditë qëndrese, sot në ditën e saj të 49-të, aktivistë dhe qytetarë kanë nisur grumbullimin fillimisht në sheshin “Skënderbej”, në orën 19:00, dhe...
21:30 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026