2 vrasje në 24 orë, 5 ngjarjet kryesore
- Vrasje me armë zjarri në Elbasan
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit të qytetit.
Dyshohet viktime shtetasi M.U, por ende nuk konfirmohet zyrtarisht.
Lexoni me shume: Vrasje me armë zjarri në Elbasan
- Zbardhet vrasja në Sarandë, sherri për parkimin i mori jetën 41-vjeçarit

Vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakia mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për vendin e parkimit.
Viktima, banues në Tepelenë kishte parkuar automjetin në lokalin ku ndodhi ngjarja, në lagjen nr. 1 të qytetit.
24-vjeçari nga Laçi, Xhanelo Tarei cili punonte si kamerier në lokalin në fjalë ka debatuar me viktimën, të cilin më pas e ka goditur 2 herë me thikë.
Lexoni me shume: Zbardhet vrasja në Sarandë, sherri për parkimin i mori jetën 41-vjeçarit
- Tjetër investitor strategjik në Jug, “Gjikuria” përfiton 9 mijë m2 tokë për 1 €

Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë dorë nga 9 mijë metra katrorë tokë në brigjet e fshatit Dhërmi dhe Gjilekë për t’ia dhënë në përdorim ndërtimit të një tjetër resorti në Jug.
Kompania ‘Gjikuria’ ka arritur të marrë disa muaj më parë statusin e Investitorit strategjik për projektin “White Roads Hotel”.
Lexoni me shume: Tjetër investitor strategjik në Jug, “Gjikuria” përfiton 9 mijë m2 tokë për 1 €
- S’ka më shtëpi poshtë 800 euro/m2, zonat më të shtrenjta për të jetuar në Tiranë
Blerina Hysaj, konsulente imobiliare tregoi për Euronews Albania zonat më të shtrenjta për të marrë me qira një apartament në kryeqytet.
Ajo tha se zonat ku paguhet më shumë për qiranë vijojnë të jetë ajo e ish-Bllokut, zona e stadiumit, ku siç tha ka pak prona të disponueshme për shkak të kërkesës së madhe, por edhe periferia.
“Tek rruga e Kavajës ka shumë kërkesa për komplekset që janë ndërtuar, por ka rritje të kërkesës edhe për periferinë në Astir dhe Yzberisht”, tha ajo.
Lexoni me shume: S’ka më shtëpi poshtë 800 euro/m2, zonat më të shtrenjta për të jetuar në Tiranë
- Kurti takon Stoltenberg: S’tërhiqemi nga reciprociteti, po zbatojmë ligjin

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se neutraliteti i KFOR-it është i rëndësishëm dhe se “Kosova ka mundësi të demonstrojë se është aktore e përgjegjshme brenda komunitetit euroatlantik”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë arsye të jenë vigjilentë këto ditë për shkak “të qasjes destruktive të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi”.
Lexoni me shume: Kurti takon Stoltenberg: S’tërhiqemi nga reciprociteti, po zbatojmë ligjin
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta