Mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të RMV, pritet të nënshkruhen 20 marrëveshje

17 Dhjetor 2020 | 06:33

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe homologia e tij kosovare, Albulena Balaj-Halimaj kanë caktuar 25 janarin si datën e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 

Zv/kryeministrja Balaj-Halimi, përshëndeti “vullnetin e mirë” të Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar me vendin e saj, duke theksuar se, Kosova është shumë e interesuar që të nënshkruajë disa marrëveshje që janë në interes të vendeve, por edhe të qytetarëve.

Balaj-Halimi njoftoi se deri më tani për në 25 janarin janë planifikuar të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje, të cilat, siç njoftoi ajo, dalin nga katër nismat e dakorduara nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Mbledhja qeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e planifikuar për më 25 janar do të jetë mbledhja e parë qeveritare midis dy vendeve fqinje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026