20 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv dhe Dnipro
Rusia nisi një sulm me dron në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, dhe Dnipro, duke plagosur më shumë se 20 persona. Një dron rus goditi një zonë pranë një ndërtese banimi shumëkatëshe vonë mbrëmë në Kharkiv, duke plagosur shtatë persona.
Sulmi dëmtoi dritaret në ndërtesë dhe i vuri flakën automjeteve. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, një sulm i dytë rus në Kharkiv plagosi katër persona kur një dron u rrëzua në një rrugë midis ndërtesave.
Në Dniepër, dhjetë persona u plagosën, përfshirë një djalë 12-vjeçar. Kryetari i bashkisë së Dnipros, Boris Filatov, tha se të paktën tetë ndërtesa të larta u dëmtuan në sulmin rus.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se vendi ishte sulmuar nga 137 dronë, nga të cilët 122 u neutralizuan ose u rrëzuan.
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë