20 vite nga zgjerimi i madh i BE, si kërcënimi rus po ndikon në një zgjerim të ri
Zgjerimi më i madh në historinë e BE-së u realizua 20 vjet më parë në Strasburg. Më 1 maj 2004, krerët e parlamenteve të vendeve që do të anëtarësoheshin i dorëzuan flamujt e tyre presidentit të atëhershëm të Parlamentit Evropian, Pat Cox.
Blloku me 15 anëtarë u zgjerua në 25, duke përfshirë 3 shtetet baltike, 5 vende të Evropës qendrore dhe 2 ishullore, Malta dhe Qipro. Ekonomia dhe shoqëria përfituan nga ekspansioni, por sot konstatohen pengesa në aspektin politik.
“Ajo që mund të them është se ekonomitë kanë ecur mirë. Të gjitha vendet e reja anëtare janë rritur më shpejt se vendet e vjetra. Edhe stabiliteti financiar ka qenë relativisht i mirë. Lëvizjet migratore brenda dhe jashtë Unionit kanë qenë të lirshme. Por tani, në aspektin politik po shohim disa gunga në rrugë, të njohura ndryshe Polonia dhe Hungaria dhe ndoshta edhe Sllovakia”, tha studiuesi Michael Emerson.
10 shtetet e reja anëtare përfaqësonin një rritje me 20 për qind të popullsisë dhe po aq të territorit të Bashkimit Evropian. Edhe GDP-ja evropiane u rrit, edhe pse vetëm me thuajse 9 për qind, ndërsa GDP-ja për vend ra.
Kur kanë kaluar dekada nga zgjerimi i madh, vlerat e përbashkëta po kërcënohen. Për këtë arsye, në rastin e Hungarisë dhe Polonisë u aktivizua procedura që rrjedh nga neni 7 i traktatit. Ajo mund të aplikohet në rast të shkeljeve sistematike të vlerave themelore, si dhe për të mbrojtur interesat financiare të BE-së dhe mekanizmat e sundimit të ligjit. Në Hungari, njerëzit janë të ndarë sa i takon anëtarësisë në Union.
“Dua që Hungaria t’i përkasë Evropës dhe jo Ballkanit apo Rusisë, sikurse po bën aktualisht kryeministri Orban, po na afron me Rusinë dhe Kinën”, tha një i intervistuar.
“Nuk mbështes BE-në kur del kundër paqes, unë jam pro-paqes”, tha një burrë.
Tani, BE duhet të përgatitet për sfidën e ardhshme, zgjerimin e ri me 9 vende që aktualisht kanë aplikuar për anëtarësim.
Sipas ekspertëve, është e nevojshme që Brukseli të përgatitet për mundësinë që vendet e reja të shkelin vlerat dhe interesat e përbashkëta.
“Për Ballkanin mund të procedohet në të njëjtën mënyrë, me sigurinë e mekanizmave në aspektin politik. Natyrisht, Ukraina është një rast unik dhe i rëndësishëm dhe ne nuk e dimë se si do të mbarojë lufta”, tha studiuesi Michael Emerson.
Ndërsa Rusia ka nisur një luftë të hapur ndaj Ukrainës dhe po rrit influencën në Ballkan, ajo po përpiqet edhe të copëtojë unitetin e bllokut të ardhshëm evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën