200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Brazil

20 Shkurt 2022 | 17:49

Moti i keq ka penguar kërkimet për të mbijetuarit në qytetin brazilian Petropolis, katër ditë pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut.

Ekipet e shpëtimit ndërprenë disa herë punën gjatë të shtunës, për shkak të shirave të dendur. Ata thanë se ka pak gjasa që të gjejnë të mbijetuar të tjerë.

Zyrtarët thonë se 146 persona kanë vdekur, përfshirë 27 fëmijë dhe të rinj dhe se 191 persona konsiderohen të zhdukur.

Mbi 900 persona janë strehuar nëpër shkolla.

Ekipet e shpëtimit po përdornin lopata për të gërmuar nën dhe, pasi për shkak të kushteve të këqija nuk kanë mundësi të përdorin makineri të tjera.

Në një prej lagjeve më të goditura të Petropolis janë dëmtuar 80 shtëpi.

Përmbytjet nisën të martën pas reshjeve të mëdha të shiut, që pritet të vazhdojnë përgjatë shkurtit. Petropolis është një qytet i njohur turistik që gjendet në veri të Rio de Zhaneiro.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të premten e shpalli këtë zonë si zonë të katastrofës dhe tha se qyteti ka përjetuar “shkatërrim të madh, dhe skena nga atje duken si skena lufte”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026