200 të arrestuar në operacionin kundër Ndrangheta-s, në pranga edhe politikanë
Oficerë të agjencive ligjzbatuese në Itali zhvilluan të enjten një operacion kundër krimit të organizuar, duke vënë në pranga 200 anëtarë të mafias kalabreze.
Sipas raportimeve të mediave italiane, operacioni u fokusua në qytetin e Kozencës, në jug të vendit fqinj, dhe gjatë tij, përveç eksponentëve të krimit të organizuar u arrestuan edhe zyrtarë të pushtetit lokal.
Konkretisht, në pranga përfunduan edhe një kryetar bashkie, një avokat dhe presidenti i Shoqatës së Komunave Italiane, të cilët dyshohen për bashkëpunim me mafian.
Ndërkohë, anëtarët e sindikatës së plotfuqishme të krimit, Ndrangheta, akuzohen për ushtrim të kriminalitetit të stilit mafioz, trafik lëndësh narkotike, organizim lojërash të paligjshme fati, pastrim parash dhe transferim të fshehtë të pasurive.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu një seri pronash të patundshme, me vlerë 72 milionë euro, të siguruara nga aktivitete ilegale.
Në aksion morën pjesë efektivë të policisë italiane, karabinierëve, Guardia di Finanzas, nën koordinimin e Drejtorisë Rajonale të Antimafias.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 11:08 E fundit/ Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim