2024-a pritet të thyejë rekordet si viti më i nxehtë në histori

7 Nëntor 2024 | 09:53

Viti 2024 është në rrugë të sigurt për të kaluar vitin 2023 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Shërbimit për Ndryshime Klimatike (C3S) të Bashkimit Evropian, Copernicus. Ky raport është publikuar në prag të samitit të OKB-së për klimën, që do të mbahet javën e ardhshme në Azerbajxhan, ku pritet që vendet të diskutojnë mbi një rritje të madhe të financimit për të luftuar ndryshimin klimatik.

C3S raportoi se temperatura globale mesatare nga janari deri në tetor ka qenë aq e lartë, saqë 2024-ta pritet të shënohet si viti më i nxehtë në botë – nëse anomalia e temperaturës në muajt e mbetur të vitit nuk bie nën zero.

“Shtysa kryesore e këtij rekordi është pikërisht ndryshimi klimatik,” deklaroi drejtori i C3S, Carlo Buontempo, për Reuters. “Klima po ngrohet në përgjithësi, në të gjitha kontinentet dhe në të gjitha pellgjet oqeanike, dhe për këtë arsye, pritet që këto rekorde të vazhdojnë të thyhen.”

Shkencëtarët njoftojnë se 2024-ta do të jetë gjithashtu viti i parë kur temperatura globale do të jetë 1.5°C mbi nivelin paraindustrial, të përcaktuar nga periudha 1850-1900, kur filloi përdorimi masiv i lëndëve fosile.

Emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e thëngjillit, karburanteve dhe gazit janë shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale, ndërsa çdo rritje e temperaturës përkeqëson motin ekstrem. Në tetor, qindra njerëz humbën jetën nga përmbytjet katastrofike në Spanjë, zjarret rekord përfshinë Perunë, dhe përmbytjet në Bangladesh shkatërruan mbi 1 milion tonë oriz, duke rritur tej mase çmimet e ushqimeve.

Në SHBA, uragani Milton u bë më i fuqishëm si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. C3S filloi regjistrimin e temperaturave në vitet 1940, të cilat verifikohen duke i krahasuar me të dhënat nga vitet 1850.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026