2025 shpallet “Viti Maks Velo”, aktivitete për të nderuar artistin dhe intelektualin

4 Shkurt 2025 | 16:43

Viti 2025 është shpallur “Viti Maks Velo”, në nder të piktorit, arkitektit, studiuesit dhe shkrimtarit të mirënjohur.

Në aktivitetin e zhvilluar të martën, të pranishëm ishin njohës dhe dashamirës të veprimtarisë së Maks Velos, ndërsa vlerësuan figurën e tij.

“Një artist shumë dimensional, i cili i ka dhënë jashtëzakonisht shumë historisë së arteve pamore, pikturës, arkitekturës dhe shoqërisë shqiptare. Ky vit shënon 90-vjetorin e tij të lindjes dhe për të nderuar këtë figurë QKLL ka vendosur ta shpall vitin e Maks Velos”, tha Alda Bardhyli, drejtoresha e QKLL.

Ndërsa, Drejtoresha e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, kujtoi peripecitë e Maks Velos për lirinë dhe dashurinë e tij për artin.

“Maks Velo e pagoi rëndë lirinë e shpirtit të tij bohem dhe artistik, gjyqi dhe dënimi prej 10 vitesh do të përbënin një dramë familjare për Velon. Shumë prej pikturave që u gjetën në shtëpinë e tij u shkatërruan me urdhër të Gjykatës. Maks Velo ishte një nga njerëzit më të njohur të Tiranës. Maks Velo iu rikthye pasionit për pikturën duke mbajtur shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Etleva Demollari, drejtoresha e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

Ceremonia zyrtare për shpalljen e “Vitit Maks Velo” u organizua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Autoritetin për Informim për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe.

Velo lindi në Paris në 1935-ën. Studioi në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë.

Vitet ’78-’79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg. Vuajti dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë.

Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele” etj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026