21 janari, Rama: 15 vite të një padrejtësie të madhe! Krim shtetëror i pashembull
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat lidhur me 21 janarin u shpreh se në këto 15 nuk u arrit drejtësia për 4 viktimat. Rama e ka cilësuar rastin e 21 janarit si një krim shtetëror të pashembullt dhe se mendjet kriminale e treguan se mund të vrasin.
“Pikërisht pas disa orësh e nisi të shpërndahej krejt paqësisht, tytat e pushkave u drejtuar drejt tyre dhe morën jetën 4 personave të pafajshëm, pasojë fatale e mendjes kriminale qe nuk deshi të humbte rastin të tregonte që të vriste me të vërtete.
Dreqi e di se ca u tha mendja atij qe e hidhëroi dhe ata qe e kryen duke përvëluar shpirtin e prindërve, bashkëshorteve motrave dhe vëllezërve që nuk u kthyen më në shtëpi.
Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madhe bëhet në çdo 21 janar, zhgënjimi juaj për mos ardhjen e drejtësisë. 15 vite pa drejtësi për 21 janar janë 15 vite të një padrejtësie e madhe dhe jo thjesht për disa por për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vite e këtij boshllëku janë sa një jetë e jetuar me dëshpërim dhe poshtërim.
S’ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut më shumë se sa dy vite më parë që prokurorët e SPAK t’ia kishin kërkuar gjykatës speciale drejtësinë për 4 vrasjet shtetërorë të 21 janarit, ndërkohë që në emër të drejtësisë, drejtësisë së barabartë për të gjithë, prej plot 6 vitesh në u bëmë atyre veç duvara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta se sa vetes dhe presidentit, pa llogaritur justifikimin në durim dhe në heshtje nga na jonë të gabimeve të tyre tejet shqetësuese të një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës. Drejtësia për 21 janarin të vihet në vend”, tha ai.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë