21 të pandehur për Fierin, detaje nga çështja

20 Dhjetor 2022 | 18:26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen për ndërtimin dhe dhënien me koncension të Inceneratorit të Fierit, duke marrë të pandehur 21 persona përfshi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Ish zyrtarët e lartë, bashkë me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, përfituesit e koncesionit por edhe personat që hapën kompani fiktive për të marrë fonde nga paratë publike, përfshi edhe TVSH-në, do të përballen me akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave, deri të krijimi i skemave mashtruese.

Një muaj më parë SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për zëvendës presidentin e Federatës shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të ndërtimit të inceneratorit të Fierit.

Nga hetimet ka rezultuar se, Dervishaj ka miratuar dhe ka dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime të pa kryera nga Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 4 milionë euro.

SPAK gjetur të dhëna se Dervishaj ka përfituar udhëtime dhe bileta për të parë ndeshje futbolli në Itali nga Klodian Zoto. Ky I fundit në bashkëpunim me administratorët e firmave që ndërtuan inceneratorët, realizuan  blerje fiktive duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 60 milionë lekë.

Edhe kryetari i komisionit të shpronësimit, Pëllumb Abeshi sipas SPAK në bashkëpunim me ish-ministrin Koka dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të mjedisit, Alqi Bllako, kanë falsifikuar dokumentet duke ndryshuar nga Tokë arë në Tokë truall, sipërfaqen e pronës ku u ndërtuar inceneratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Sipas SPAK, Alqi Bllako, në kohën që mbante postin e Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, ka përfituar rryshfet shumën prej 14.9 milionë lekë përmes pagës së babait të tij, Edmond Bllako. Kjo shumë parash është përfituar nëpërmjet punësimit fiktiv si drejtues kantieri në Inceneratorin e Tiranës me një pagë mujore prej 6 mijë euro.

Ndërsa ish-ministri Koka ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit me anë të disa firmave fiktive të lidhura me persona të afërt të tij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk...
12:54 | 24/07/2026

Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folir edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi...
12:51 | 24/07/2026

Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026