“21 viktima në familjen Vesa”/ “Serbët më vranë motrën e mbesat, shpëtoi vetëm nipi”
Gazetarja Alice Taylor ishte në Gjakovë ku realizoi disa intervista me familjarë të viktimave të pafajshme të luftës në Kosovë. Në Inside Albania erdhën rrëfime të dhimbshme dhe të tmerrshme për krimet e serbëve në Kosovë.
Valon Byci tregoi historinë tragjike të familjes Vesa ku u vranë 21 persona dhe i vetmi i shpëtuar i cili mbeti i plagosur ishte nipi i Valonit, Dreni.
“Në familjen Vesa kam humbur motrën me tre vajzat e saj dhe i vetmi që ka shpëtuar ka qenë Dreni, është nipi im, i cili mbijetoi mes 21 peronave që i kanë masakruar dhe vrarë serbët. Motra ime e mori mbesën dy vjeçare afër vetes për ta shpëtuar nga plumbat dhe ajo ishte gjallë dhe kërkoi ndihmë prandaj Drenit i ka ngelur peng në jetë që nuk e shpëtoi dot se tymi kishte mbuluar shtëpinë dhe ai u largua i plagosur”, thotë Valon Byci.
Valoni tregon momentin kur e mori vesh lajmin në Kukës dhe takimin me nipin e plagosur te kampi italian në Shqipëri, të vetmin të mbijetuar nga masakra serbe në familjen Vesa.
“Ne shkuam si familje në Kukës se kishim të afërt atje dhe vëllai im mësoi ngjarjen që kishte ndodhur në familjen Vesa ku unë kisha motrën me mbesat dhe nipin. Ishte e pabesushme për ne dhe i thashë vëllait a je mirë se çfarë po thua për Valbonën dhe vajzat. Më tha, po Valon, vetëm Dreni është gjallë dhe i plagosur. Të nesërmen Dreni erdhi i plagosur në Kukës te kampi italian. Shkuam ta shihnim Drenin atje dhë më pyesnin prindërit ku është motra me mbesat por dëgjuan Drenin dhe mësuan dhe ato për tragjedinë dhe ishin momente shumë të vështira ku i vetmi ngushëllim per ne ishte shpëtimi i Drenit. Nipin e çuan në Tiranë në spital dhe pasi u shërua shkoi në Kanada edhe sot gjendet atje po e ka të humbur nënën, tre motrat, por ishalla ai ka ditë të mira në këtë jetë”.
Valoni thotë se nipi, Dreni i kishte thënë që disa prej kriminelave i njihte dhe sot e kësaj dite ato janë të lirë dhe sipas tij ky është një zhgënjim shumë i madh.
Shikoni rrëfimet e plota në kanalin zyrtar të Euronews Albania në Youtube
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta