21 vjeçarja e marrë peng nga Hamasi: Jam gjallë, më ktheni në shtëpi
Hamasi ka publikuar së fundmi një video, ku shihet një vajzë e mbajtur peng, e cila quhet Maya Sam. Ajo në video thotë se ishte në një festë pranë Rripit të Gazës, ku më pas terroristët e Hamasit masakruan mbi 260 njerëz.
Ky është apeli i nisur në videon e parë të publikuar nga Hamasi për një nga 200 pengjet e marra në Gaza në shpërthimin e përgjakshëm të 7 tetorit në jug të Izraelit.
“Unë jam Maya Sam, jam 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga një festë në zonën e Sderotit. E kam lënduar rëndë dorën. Më sollën në Gaza dhe më çuan në spital këtu për tre orë. Ata u kujdesën për mua dhe më dhanë ilaçe.
Unë vetëm ju kërkoj që të më ktheni në shtëpinë time sa më shpejt të jetë e mundur, te familja ime, te prindërit e mi, te vëllezërit e motrat e mia. Të lutem më nxirr nga këtu sa më shpejt”, tha Maya.
Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe familjarët e saj konfirmuan se ishte vajza e tyre dhe se ishin shumë të lumtur që ajo ishte gjallë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë