22 fëmijë me COVID-19 në RMV, reparti i pediatrisë në Shkup shndërrohet në spital covid
22 fëmijë të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut janë shtruar në Klinikën e fëmijëve në spitalin shtetëror të Shkupit. Prej dy ditësh, reparti i pediatrisë është shndërruar në spital covid për fëmijët.
Aspazija Sofijanova, drejtoreshë e klinikës për fëmijë në spitalin shtetëror, bëri me dije se klinika është ndarë në dy pjesë, ku njëra funksionon për fëmijët e prekur me COVID-19 dhe pjesa tjetër i përket repartit të pediatrisë.
“E kemi ndarë klinikën në dy pjese, njëra anë funksionon për fëmijët e prekur me COVID-19, ndërsa pjesa tjetër reparti pediatrisë. Për momentin kemi 40 shtretër, por në rast nevoje mund të shtohen kapacitetet”, u shpreh Sofijanova.
Pacienti më i vogël në klinikë është një foshnje e porsalindur, ndërsa më i madhi është një 15-vjeçar, informoi drejtoresha e klinikës.
“22 fëmijë janë të shtruar në Klinikë. Më i madhi është 15 vjeç, ndërsa pacienti më i vogël është një foshnje”, tha Aspazija Sofijanova.
Fëmijët e infektuar shoqërohen edhe nga prindërit, duke bërë që numri i personave në pavionin COVID-19 të jetë 44.
“Edhe në raportin e Institutit për shëndet publik të javës së fundit është shënuar se ka një rritje të ndjeshme të të infektuarve nga moshat 10 deri në 19 vjeç, pra kategoria fëmijë, dhe prej këtyre shumica janë të shtruar në Klinikën e fëmijëve këtu në Spitalin shtetëror”, konfirmoi gazetarja Ferikan Iljazi.
Në spitalet Covid në të gjithë territorin e RMV-së po marrin mjekim 835 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 1347 raste të reja me COVID-19, ndërsa 17 persona kanë humbur jetën, shifra të cilat tregojnë situatën e paqëndrueshme shtetin fqinj.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh