24 vite nga themelimi i Policisë së Kosovës
Janë bërë 24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës. Këtë të mërkurë kjo ditë e rëndësishme për Kosovën do të shoqërohet me disa aktivitete.
Në stacionet policore nga ora 10:00 do të aplikohet “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë ato.
Në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu” do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00.
Në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.
Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.
Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
176 pjesëtarët e parë e kishin përfunduar me sukses trajnimin dhe kishin filluar veprimtarinë policore në terrotorin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut