246 efektivë i shtohen Policisë së Shtetit, Çuçi mesazh të rinjve
246 punonjës të rinj i janë shtuar sot trupës së Policisë së Shtetit.
Në ceremoninë e diplomimit të zhvilluar të martën, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i inkurajoi efektivët e rinj që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, pasi herët a vonë do ndëshkohen nga drejtësia dhe kur ta kuptojnë gabimin do jetë shumë vonë për t’u kthyer pas.
“Dua t’ju jap ca porosi, këshilla, jo vetëm si ministër, që mendoj se duhet t’i keni parasysh gjatë rrugëtimit. Mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi, se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do t’ju zhveshin nga dinjiteti. Kur ta kuptoni këtë gjë, do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin. Mos u thyeni nga krimi, jini të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika; që për fat të keq ende dhe ajo politikë e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes, që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt së ardhmes, drejt zbatimi të ligjit. Policia vazhdon të jetë një nga institucionet që ka besimin më të lartë në komunitet; por me të gjithë tentativat për ta përbaltur, vazhdon të jetë një nga institucionet që gëzon besimin e publikut dhe shoqërisë. Jo vetëm të shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër edhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Çuçi.
Ministri u ndal edhe në buxhetin e ri për vitin 2023, ku theksoi se buxheti për Policinë e Shtetit këtë vit është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se dëshira për t’u promovuar në karrierë e punonjësve të rinj duhet të mbështetet në aftësitë profesionale dhe integriteti i lartë moral.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit