26 vende të BE-së me përjashtim të Hungarisë, kërkojnë fundin e luftës në Ukrainë

29 Gusht 2025 | 16:50

Një grup prej 26 shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian ka miratuar një deklaratë të përbashkët, ku i bëhet thirrje Rusisë të ndalë menjëherë agresionin ndaj Ukrainës dhe të përfshihet në përpjekje për paqe. Hungaria ka refuzuar të nënshkruajë deklaratën, duke u distancuar sërish nga qëndrimi i shumicës evropiane.

Në dokumentin e bërë publik nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaia Kallas, theksohet se sulmet e ushtrisë ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës jo-ushtarake përbëjnë shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe mund të konsiderohen krime lufte.

“Duhet t’i jepet fund dhunës është koha për paqe,” thuhet në mënyrë të prerë në deklaratë, që dënon ashpër mënyrën e veprimit të Rusisë dhe shpërfilljen e ligjeve ndërkombëtare.

Shtetet firmëtare paralajmërojnë se të gjithë ata që kanë rol në këto shkelje nga komandantët ushtarakë te mbështetësit e tyre do të mbahen përgjegjës përpara drejtësisë.

Dokumenti gjithashtu riafirmon angazhimin e BE-së për të vazhduar dhe përforcuar ndihmën ndaj Ukrainës, si në aspektin ushtarak ashtu edhe humanitar, ndërsa bëhet e ditur se do të përshpejtohen edhe procedurat për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Në përmbyllje, mesazhi i vendeve anëtare është i qartë: “Rusia duhet të ndalë gjakderdhjen dhe të tregojë sinqeritet në ndjekjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026