26 viktima, traktori me rimorkio bie në një liqen në Indi
Një traktor bujqësor me një rimorkio plot me njerëz u përmbys dhe ra në një liqen në veri të Indisë, duke vrarë 26 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët.
Shefi i policisë Tej Swarup Sin tha se rreth 40 njerëz që po ktheheshin nga një ceremoni në një tempull lokal hindu të shtunën u transportuan, raporton AP.
Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave në Twitter dhe tha se po lutet për të plagosurit.
Është incidenti i dytë në tre ditët e fundit kur një traktor që transportonte njerëz është përmbysur, duke lënë të vdekur të paktën 12 persona.
Karrocat e traktorëve duhet të përdoren për punë bujqësore dhe për transport mallrash, jo për transport njerëzish, thanë zyrtarët.
India ka një nga normat më të larta të vdekjeve rrugore në botë, me qindra mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia