27-vjetori i sulmeve të NATO, Berisha: Kosova të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

24 Mars 2026 | 13:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në konferencën për shtyp të kësaj të marte për 27-vjetorin e sulmeve të NATO-s, duke bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Berisha tha se kjo është një datë e shënuar në historinë kombëtare të shqiptarëve, por edhe në historinë e NATO-s, si aleanca ushtarake dhe politike më e fuqishme.

Sipas tij, 27 vite më parë, NATO ndërmori ofensivën ajrore më të fuqishme pas Lufta e Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, duke ndalur gjenocidin serb në Kosovë dhe duke bërë të mundur çlirimin e saj.

Ai theksoi se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës ndaj NATO-s dhe veçanërisht ndaj Bill Clinton, i cili sipas tij udhëhoqi aleancën në atë ndërhyrje vendimtare për lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Berisha bëri thirrje që Kosova të pranohet si anëtare e NATO-s, duke e cilësuar këtë si një hap të merituar dhe të rëndësishëm edhe në aspektin gjeostrategjik.

Ai u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një mesazh i qartë për Vladimir Putin dhe ambiciet e tij në rajon, si dhe një përgjigje ndaj përpjekjeve destabilizuese në Ballkan.

Në fund, Berisha tha se Partia Demokratike do ta çojë këtë nismë përpara përmes përfaqësuesve të saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke shtuar se Kosova anëtare do të kontribuonte më shumë në paqen dhe sigurinë në rajon dhe në hapësirën euroatlantike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026