3 akuzat, gjoba dhe penalizimet për autorin e aksidentit te vijat e bardha
Ndaj shoferit që përplasi një çift me foshnjën e tyre 3 muajsh tek vijat e bardha mesditën e së dielës, janë ngritur 3 akuza.
Krahas përballjes me drejtësinë, Ajas Sulejmanit i është hequr patenta për 2 vite pasi rezultoi nën efektin e kanabisit.
Shoferi i foristadës që përplasi çiftin e kalimtarëve dhe foshnjën e tyre tre muajsh te vijat e bardha rrezikon disa vite burg.
Ajas Sulejmani akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Në momentin e aksidentit mësohet se Sulejmani ka qenë me vajzën e tij 4 vjeçe në foristradë. Ai ka deklaruar përpara hetuesve se u largua nga vendngjarja në një spital privat pasi ishte i tronditur dhe frikësuar për vajzën.
Gjendja e çiftit të lënduar dhe foshnjës 3-muajshe është e stabilizuar dhe me dëmtime të rikuperueshme.
Autori i aksidentit është gjobitur edhe me 105 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 2 vite si dhe i janë hequr 15 pikë nga leja e drejtimit. Të martën ai pritet të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.
Menjëherë pas këtij aksidenti, policia rrugore shtoi kontrollet. 16 shoferë janë arrestuar ndërsa 79 patenta janë tërhequr për shkelje të rrezikshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)
Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë
- 13:29 Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)
- 13:13 Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë
- 13:05 Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër
- 12:59 Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, qëllohet me sende të forta drejt efektivëve. Shkatërrohen disa makina policie
- 12:50 Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit