3 ikonat e muzikës italiane në Vlorë, performojnë hitet e viteve ‘90
Tre ikonat e viteve 90’ të muzikës italiane si Rossana Casale, Mariella Nava dhe Grazia di Michelle kanë përformuar këngë nga repertori i tyre në teatrin ‘Petro Marko në Vlorë. Publiku i shumtë i mirëpriti me nostalgji këngët që dikur ishin frymëzim për shumë të rinj shqiptarë.
Zëra të ndryshëm, por të bashkuar nga dashuria për muzikën, tre kantautorët italiane tregojnë emocionet që përjetuan gjatë ngjitjes në skenë.
“Jemi shumë të lumtura, një publik shumë i kujdesshëm që u bë pjesë e muzikës dhe për mua ishte një koncert që ja doli mbanë. Vlora dhe Shqiperia shumë e bukur, deti një mrekulli. Pastaj mikëpritja e njerëzve, shumë dashamirës”, u shpreh Rossana Casale.
“Është hera e parë në Shqipëri dhe në Vlorë dhe është hera e parë që këndojmë për një publik që ndoshta nuk na kuptonte dhe duke qenë kantautore për ne fjala është shumë e rëndësishme, por në fund mendoj që muzika dhe emocionet na bashkojnë të gjithëve. Sot kam vizituar Vlorën dhe kjo afërsi me detin më pëlqeu shumë”, tha Grazia de Michele.
“Një publik i vëmendshëm dhe pjesëmarrës në emocionet që kishim edhe ne sepse ishim të emocionuara të këndonim të trija bashkë pas shumë kohësh. Vlora duket një qytet që sheh drejt të ardhmes”, u shpreh Mariella Nava.
Për konsullen italiane në Vlorë, Iva Palmieri, aktivitete të tilla që kanë në qendër gruan nuk do të mungojnë.
“Na pëlqeu një projekt i tillë me në qendër gruan sepse ende sot në disa vende gratë janë të nënshtruara dhe donim të jepnim një mesazh të grave të suksesshme”, u shpreh Iva Palmieri, konsule e Italisë në Vlorë.
Hite të asaj kohe, por edhe këngë të reja bën bashkë në sallën e teatrit shumë qytetarë vlonjatë dhe shtetas italiane që vitet e fundit kanë zgjedhur Vlorën për të jetuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta