3 javë pa Gerti Bogdanin, Çepani fjalë prekëse për bashkëshortin e ndjerë

11 Tetor 2024 | 12:00

3 javë pas ndarjes nga jeta të deputetit, Gerti Bogdani, këtë të premte bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani ka shkruar një status në rrjetin e saj social në facebook, si një shenjë falënderimi për miqtë dhe dashamirësit që e mbështetën në ditët e saj të vështira.

Çepani ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj miqve, kolegëve, qytetarëve dhe mbështetësve që erdhën nga vendi dhe rajoni për të mbështetur atë dhe familjen në ditët e homazheve në ambientet e Parlamentit.

Më tej, bashkëshortja e të ndjerit ka shkruar se sa më shumë ditë kalojnë, aq më e dhimbshme bëhet jeta për të, ku mes rreshtave e falënderon për kontributin, këmbënguljen dhe vlerat që ai solli në këtë botë.

Gerti Bogdani humbi jetën pas një arresti kardiak, në datë 18 shtator, në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.

Shkrimi i saj i plotë:

“Kam nisur qindra herë të shkruaj dy fjalë, por s’kam patur forcë as në duar e as në zemër. Prej kaq shumë ditësh, kam në zemër një fjalë që dua t’ua them të gjithëve: FALEMINDERIT për mbështetje të pakufishme në këto kohë të vështira për familjen tonë!
Faleminderit për mijëra përqafimet me të cilat shprehet mbështetje dhe respekt për Gertin, gjatë homazheve të pafundme në Parlamentin Shqiptar. Faleminderit të gjithë miqve, kolegëve, qytetarëve e mbështetësve që erdhët në kohë rekord nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shumë vende të botës, për të na mbështetur në ditën tonë më të vështirë. Faleminderit që pritet me orë të tera në radhët e gjata të homazheve për ta respektuar Gertin tonë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Faleminderit nga zemra të gjithë kolegëve nga institucionet në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nderimet me një minutë heshtje në mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta të Gertit dhe për telegramet zyrtare për nderimin e tij. Faleminderit të gjithë miqve të mediave për emisionet, fjalët dhe transmetimet maratone.
Faleminderit të gjithëve për dhjetëra mijëra mesazhe (të cilave premtoj se do u kthej përgjigje të gjithave, pak nga pak) përmes të cilave ndatë pak nga dhimbja jonë dhe na përcollët histori të vogla të jetës së Gertit, ashtu si e kishit njohur. Sa më shumë njerëz takojmë këto ditë, aq më shumë kuptojmë se sa shumë njerëz ka impaktuar në jetën e tij tejet të shkurtër, por të mbushur me dashuri për njerëzit dhe me modestinë për gjithçka bënte (dhe s’e promovonte kurrë mjaftueshëm).
Sa më shumë kalojnë ditët nga ikja jote, Gert, dhimbja duket se rritet në këtë realitet të ri, pa ty fizikisht mes nesh. Por dashuria dhe mbështetja e pafund e njerëzve që të kanë dashur ty, është një mbështetje e madhe për ne! Ti e jetove jetën me fuqinë e vlerave. Luftove gjatë gjithë jetës për të dhënë një model ndryshe, mes miqve, në familje, kudo. Ti luftove me një këmbëngulje të rrallë për ta bërë punën tënde, në shërbim të njerëzve. Luftove për të treguar se vlerat duhet të mbizotërojnë, edhe atëherë kur duket e pamundur. TI E FITOVE BETEJEN TENDE! Miresia jote dhe vlerat e tua i bashkuan njerëzit!
Ti fitove, ashtu siç bëje gjithmonë në jetë, dhe kësaj here na e kujtove të gjithëve se, edhe në këtë botë që po bëhet çdo ditë e më e vështirë, ia vlen të jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikëri, me besim, me mirësinë dhe me dashuri për njerëzit! Faleminderit që ishe një dritë në rrugën e kaq shumë njerëzve dhe që do jesh gjithmonë një dritë në rrugën tonë, jeta ime!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026