3 mln euro larg dhe dorë e “hekurt” në ekip, AS zbulon kushtet e Mourinho-s

12 Maj 2026 | 09:57

Jose Mourinho është gjithnjë e më parë rikthimit në Madrid, me drejtuesit e Realit që e kanë vendosur në krye të listës së dëshirave. Sipas AS, “Speciali” është i përzgjedhuri i klubit për të pasur Alvaro Arbeloa-n, një personazh që shihet si profili ideal për të sjell qetësi dhe stabilitet në një klub që mbylli sezonin mes tensionit dhe kaosit, për më tepër pa trofe. Perez është i bindur se ka në dispozicion një grup të mirë dhe se me një trajneri si Mourinho në stol dhe me pak përforcime mund të rikthehen sërish të jenë konkurrues në Spanjë dhe Evropë.

E përditshmja spanjolle shton se zyrtarisht mes Mourinhos dhe Real Madrid nuk ka pasur kontakte, por prej disa kohësh në skenë ka dalë super agjenti i tij, Jorge Mendes, me këtë të fundit që është parë shpesh në Madrid. Kontaktet pritet të intensifikohen në fund të këtij sezoni, pasi AS ka zbuluar disa detaje nga kontrata e Jose Mourinhos me Benfikes.

“Speciali” ndihet komod në Portugali, në krye të “shqiponjave”, edhe këta të fundit janë të kënaqur nga puna e bërë nga Mourinho-n, por në kontratën e firmosur një vit më parë ekziston një klauzolë që e lejon portugezin të largohet nga Benfika brenda 10 ditësh pas përfundimit të sezonit, por duhet të paguajnë 3 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër që është e papërfillshme për një klub si Real Madrid.

Vetë Mou do të ishte i lumtur nëse do të rikthehej në Madrid, një klub i madh dhe objektiva të mëdhenj, por dhe “Speciali” ka disa kushte. E para, kërkon të këtë më shumë akses në merkato, të vendos ai në lidhje me përforcimet e mundshme, gjithashtu kërkon të ketë kontroll të plotë mbi ekipin e parë, në mënyrë që të shmang situata të pahijshme ashtu siç ndodhën këtë sezon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026

Shifrat e pabesueshme të Messit

Lionel Messi nuk kishte shumë kohë në përpjekje për t’u bërë lojtari i parë që shënon gola në shtatë ndeshje radhazi në Kupë të Botës....
13:32 | 28/06/2026

9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026

Nëntë nga 10 përfaqësueset e Afrikës u kualifikuan në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026, me Tunizinë e vetme nga kontinenti që u...
13:05 | 28/06/2026