3 të vrarë në Ukrainë nga sulmet me raketa ruse

29 Dhjetor 2022 | 17:27

Të paktën tre persona u vranë dhe shtatë u plagosën në sulmet me raketa të lëshuara nga Rusia, sipas shifrave më të fundit të ofruara nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Zyrtari për shtyp i shërbimit, Oleksandr Khorunzhyy, tha për CNN se dy persona u vranë në rajonin verilindor të Kharkiv, ndërsa një person u vra në rajonin lindor të Donetsk.

Në rajonin e Kievit, katër persona u plagosën në sulmet, ndërsa dy u plagosën në rajonin e Kharkiv dhe një u plagos në rajonin perëndimor Ivano-Frankivsk.

“Që nga ora 16:00 41 objekte duke përfshirë 21 ndërtesa banimi janë dëmtuar,” tha ai.

Më herët, një zyrtar lokal tha se njëri nga dy personat e vrarë në Kharkiv ishte një burrë që vdiq në një ambulancë rrugës për në spital.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026