3 të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë në Ilinois, autori vetëvritet

17 Shtator 2025 | 15:25

3 persona humbën jetën nga të shtënat me armë pranë Shkollës së Mesme Lincoln në shtetin amerikan të Illinois, dhe më pas sulmuesi kreu vetëvrasje, njoftoi sot policia.

I dyshuari qëlloi me pushkë një automjet pranë Shkollës së Mesme Lincoln në qytetin Berëyn dje rreth orës 16:05, raporton Newsweek.

Komandanti i Departamentit të Policisë së Berwyn, Michael Fellows, tha se incidenti “duket se lidhet me një marrëdhënie familjare”.

Ai shtoi se kur sulmuesi qëlloi drejt tyre, policët kërkuan mbulim dhe nuk u kundërpërgjigjën me armë.

I dyshuari më pas ia drejtoi armën vetes.

Sot nuk do të ketë mësim në shkollën “Lincoln” , por punonjësit socialë dhe këshilltarët janë në dispozicion të nxënësve nëse duan të flasin për atë që ka ndodhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026