SHBA përpjekje për të frenuar Kinën në portet ndërkombëtare, në vëmendje Pireu

16 Shtator 2025 | 14:18

Administrata amerikane ka ndërmarrë një iniciativë të re strategjike për të kufizuar shtrirjen e ndikimit kinez në infrastrukturën portuale globale, një lëvizje që synon të zbusë rreziqet e mundshme të sigurisë kombëtare. Një nga pikat kyçe të këtij angazhimi është porti i Pireut në Greqi, i cili ndodhet nën kontrollin e kompanisë kineze COSCO.

Referuar një raporti të agjencisë Reuters, ky veprim vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara se firmat kineze të lidhura me shtetin, përmes investimeve në porte strategjike, mund të kenë akses në infrastrukturë që mund të përdoret në rast tensionesh gjeopolitike për qëllime të spiunazhit ose bllokimit të rrjeteve të furnizimit.

Në kuadër të kësaj nisme, Uashingtoni po shqyrton disa masa, duke përfshirë forcimin e sektorit të ndërtimit të anijeve dhe të transportit nën kontroll amerikan, inkurajimin e kapitalit privat perëndimor në porte me prezencë kineze, si dhe masa të reja doganore dhe rregullatore. Mediat greke, përfshirë “Protothema”, raportojnë se kjo qasje përfshin në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe portin e Pireut.

COSCO, gjiganti kinez i logjistikës detare, mban aktualisht 67% të aksioneve të Autoritetit Portual të Pireut. Sipas burimeve të Reuters, Pireu shërben si një shembull konkret i përpjekjeve kineze për të rritur ndikimin në pikat kyçe të tregtisë detare.

Në janar të vitit 2025, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së e përfshiu kompaninë COSCO në listën e subjekteve të dyshuara për lidhje me ushtrinë kineze. Edhe pse përfshirja në këtë listë nuk sjell automatikisht ndëshkime ekonomike, ajo ka për qëllim të frenojë marrëdhëniet tregtare të kompanive amerikane me subjektin në fjalë.

Nga pala greke, nuk ka pasur deri tani ndonjë reagim zyrtar për ndryshime të mundshme në pronësinë ose menaxhimin e portit, edhe pse autoritetet vendore po ndjekin me vëmendje zhvillimet. Operacionet në port vijojnë normalisht.

Kjo nismë shënon një nga përpjekjet më të mëdha të SHBA-së për të rritur ndikimin e vet në sektorin portual ndërkombëtar që prej dekadës së viteve 1970, ndërkohë që përpiqet të ndalojë përhapjen e mëtejshme të kontrollit kinez mbi portet strategjike nëpër botë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026