30 mijë euro për t’i vendosur tritol biznesmenit, kalon në gjykim dosja ndaj Cukalit

19 Tetor 2022 | 10:53

Dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit ka kaluar për gjykim lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Ndërkohë që pjesë e dosjes janë edhe vëllezërit Enver e Edmond Jamaku. Të tre këta persona janë të dyshuar për atentatin në 9 shkurt në Kamëz ndaj Gjon Menës.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen, ndërsa çështja i kaloi për hetime SPAK.

Mbi të dyshuarit rendojnë akuzat e “vrasjes me dashje mbetur në tentativë” dhe “grup i strukuturar kriminal”.

Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë, kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026