30 vjet Prokurime Publike, Rama: Progresi në luftën e korrupsionit i padiskutueshëm

11 Dhjetor 2025 | 11:38

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte këtë të enjte në aktivitetin e 30-vjetorit të Prokurimit Publik.

Ai theksoi se progresi i vendit tonë në luftën ndaj korrupsionit është i padiskutueshëm dhe se këtë e tregon shumë qartë fakti ku pasqyrat e të dhënave të procedurave të reja të viteve të fundit kanë një dallim shumë të dukshëm me ato të viteve më parë.

“Nuk është një rastësi, por një rezultat i një pune të jashtëzakonshme, ku Agjencia e Prokurimit Publik, falë lidershipit të drejtoreshës së agjencisë dhe skuadrës së saj, ka udhëhequr një proces në të cilin edhe komisioni i prokurimit publik në vitet e fundit është bashkuar, faktikisht, që Shqipëria të jetë një vend, edhe në këtë rajon, që përfaqëson një partner të rëndësishëm siç është Banka Botërore, të jetë një vend lider për integritetin dhe eficiencën e procesit të Prokurimeve Publike.

Ky fakt është nënvizuar qartësisht edhe në raportin e monitorimit të SIGMA-s, e cila e renditi Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor me diferencë nga të tjerët për performancën e prokurimit publik, diçka që nuk do të ishte e imagjinueshme jo shumë vite më parë.

Monitorimet e bëra nga institucionet e specializuara që veprojnë për llogari të BE-së nuk janë raporte me të cilat ne ndeshemi gjatë gjithë vitit, që bazohen në perceptime publike apo në anketime shumë të diskutueshme për nga standardet, dhe në fakt bazohen në të dhëna shkencore të pamjaftueshme. Ato janë të bazuara në ekspertizë me integritet shumë të lartë dhe kanë një nivel të vëzhgimit që nxjerr në pah çdo të metë, gjë që është shumë sfiduese”,u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026