Rama mungon në seancën plenare, shtyhet interpelanca me Shehajn

11 Dhjetor 2025 | 10:51

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar mungesën e kryeminsitrit Edi Rama në seancë. Shehaj u shpreh se mungesa e Ramës tregon praktikën e qeverisë për t’iu shmangur ballafaqimit pasi ai ka kërkuar interpelancë me kryeministrin.

“Kam kërkuar interpelancë keni thënë që interpelanca është sot. Iu kemi pyetur nëse do te jetë kryeministri apo nuk do të jetë. Akoma nuk më keni dhënë një përgjigje. Nëse nuk do të jetë kërkoj që interpelanca të shtyhet sepse praktika juaj për të shmangur ballafaqimin është në shkelje të rregullores.

Ne kemi të drejtë të kërkojmë interpelancë me ministrat ose kryeministrin. Çfarë kuptimi ka nëse kryeministri mund të zgjedhë të delegoje një ministër. Po të doja interpelance më ministren Koçiu, ajo më tregoi herën e fundit më tha nëse ke ndonjë hall më merr ne telefon. Kam kërkuar interpelance më kryeministrin është një e drejtë sipas rregullores”, tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026