32 të vdekur nga COVID-19 në RMV gjatë 24 orëve të fundit, qeveria nuk merr masa shtesë
Në Maqedoninë e Veriut po rriten çdo ditë shifrat e të infektuarve, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1511 raste të reja dhe 32 viktima me COVID-19. Shifrat e larta tregojnë se situata epidemiologjike është shqetësuese, edhe pse pak javë më parë komisioni për sëmundje ngjitëse ashpërsoi masat me qëllim uljen e rasteve të infektimeve.
Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, raportoi nga Maqedonia e Veriut mbi situatën e rënduar për shkak të pandemisë. Ajo u shpreh se edhe pse shifrat janë alarmante, autoritetet shëndetësore nuk shtojnë masat kufizuese me pretekstin se mutacioni britanik ka përhapje të lartë gjithsesi dhe se masat që mbeten në fuqi janë të mjaftueshme. Presion ka pasur edhe nga opozita në RMV për të shtuar masat, mirëpo kjo nuk e ka bërë qeverinë që të ndërmarrë ndonjë hap.
“Gjatë ditëve të fundit janë kthyer shifrat e larta të pandemisë. Autoritetet shëndetësore janë duke u konsultuar nëse duhet të vendosen masa të reja restriktive, por përfundimi është se nuk ka nevojë për masa të reja pasi mutacioni i virusit britanik ka përhapje shumë të shpejtë dhe masat do të ishin të kota. Mbetet në fuqi ora policore nga 22 dhe kufizime me tjera si mos grumbullimi. Ka presion edhe nga opozita dhe nga kritikë të ndryshëm për shifrat shqetësuese” raportoi gazetarja.
Në lidhje me kapacitetin spitalor, për momentin situata nuk është problematike pasi së fundmi janë bërë disa spitale modulare për të krijuar një kapacitet shtesë. Për momentin ka 250 krevate të lira në nivel shteti, ndërsa rreth 1600 persona janë të shtruar.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni